Art Jetese

Ilaçet për trajtimin e alergjisë së polenit mund të kenë efekte anësore

Barnat për të lehtësuar simptomat e alergjisë së polenit, mund të kenë efekte anësore, paralajmërojnë ekspertët.

Antihistaminet janë një pjesë thelbësore për trajtimin e të prekurve nga alergjia e polenit, gjatë muajve të pranverës dhe verës.

Por, me afrimin e sezonit të polenit të lartë, ekspertët kanë sugjeruar se mbështetja në pilulat një herë në ditë mund të ketë pasoja.

“Nëse jeni një nga njerëzit e shumtë që marrin rregullisht ilaçe kundër alergjive si antihistaminet, mund të jeni të njohur me tharjen e gojës si një efekt anësor”.

Goja e thatë, ose ‘kserostomia’, është kur gjëndrat e pështymës nuk prodhojnë pështymë të mjaftueshme dhe mund të shkaktohet nga një sërë kushtesh themelore mjekësore, si diabeti, ose medikamentet, veçanërisht tabletat e zemrës, presionit të gjakut dhe depresionit.

Kur ilaçet kundër alergjive zvogëlojnë prodhimin e pështymës, kjo mund ta bëjë gojën tuaj më të ndjeshme ndaj baktereve të dëmshme dhe prishjes së dhëmbëve.

Një studim zbuloi se një markë e vjetër e antihistamines, clemastine, e cila shitet pa recetë, shkaktoi tharje të tepërt të gojës në gjashtë për qind të atyre që e morën atë.

Graham Tinkler, një dentist pohoi që antihistaminet mund të shkaktojnë tharje të gojës dhe mund të ketë një lidhje midis përdorimit të gjerë dhe ashpërsisë së efektit anësor.

Tinkler tha: ‘Pështyma ndihmon për të mbajtur nën kontroll mikrobet e dëmshme. Ndihmon në eliminimin e acidit që sulmon dhëmbët tuaj dhe është një pjesë shumë e rëndësishme e shëndetit tuaj dentar.’

Pa pështymë, acidet nga bakteret dhe pllakat qëndrojnë në dhëmbë dhe sulmojnë smaltin, duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve dhe potencialisht humbjen e dhëmbëve.

/Shqip.com