IKSHPK vjen me reagim pasi 100 persona dyshohet se janë helmuar nga uji në Han të Elezit

Rreth 100 qytetarë të Hanit të Elezit kanë kërkuar ndihmë mjekësore që nga dita e djeshme.
Në orë të vona të mbrëmjes, qindra pacientë me simptoma të helmimit janë paraqitur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Lidhur me këtë gjendje, Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim.
“Pas marrjes së informatës nga drejtoresha e DSHMS të Hanit të Elezit se nga nata e mbrëmshme mbi 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF të Hanit të Elezit, ekipa e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike ka dalë në terren dhe është informuar se pjesa dërmuese e këtyre personave janë nga fshati Gorancë dhe pjesa tjetër nga fshatrat Glloboçicë dhe Seqishtë”, thuhet fillimisht në njoftimin e ISHPK-së.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se personat që janë paraqitur kanë simpotmat e njëjta: barkqitje, vjellje, temperaturë.
“Dyshimet e drejtoreshës së DSHMS dhe asaj të QKMF bazohen në faktin se dukshëm është shtuar numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore nga fshati Gorancë që nga data 28 qershor kur edhe është lëshuar në përdorim edhe një burim i ri i ujit të pijshëm për të cilin dyshohet se është i kontaminuar. Ky burim së bashku me atë paraprak derdhen në të njëjtin rezervoar. Pjesa tjetër e banorëve të fshatit Seqishtë furnizohen me ujë nga burimi i GlloboçicësEkipet në terren janë informuar se burimi i fshatit Gorancë nuk monitorohet nga KRU-Bifurkacioni, ndërsa ai i Glloboçicës po.Mostrat e ujit të marra gjatë ditës së sotme për analizë fiziko-kimike përveç turbullirës në dy raste rezultojnë brenda parametrave normal”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së
Në momentin që IKSHPK i ka rezultatet e para, publiku do të informohet në kohë reale, thuhet më tutje në njoftimin e IKSHPK-së./Shqip.com