I vihet flaka ambasadës suedeze në Bagdad në shenjë proteste për djegien e Kuranit

Disa protestues kanë sulmuar ambasadën suedeze në qendër të Bagdadit të enjten, duke u ngjitur në muret e saj dhe duke i vënë flakën në shenjë proteste kundër djegies së Kuranit në Suedi.
I gjithë personeli i ambasadës në Bagdad mbeti i padëmtuar gjatë incidentit, siç konfirmohet nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme suedeze në një deklaratë për media.
Ministria dënoi me forcë sulmin dhe theksoi rëndësinë e marrjes së masave të nevojshme nga autoritetet irakiane për të mbrojtur misionet diplomatike.
Mbështetësit e klerikut shiit Muqtada Sadr organizuan protestën të enjten kundër djegies së dytë të planifikuar të Kuranit në Suedi brenda pak javësh.
Njoftimi për protestë u bë përmes postimeve në një grup në Telegram të ndjekur gjerësisht, që është i lidhur me klerikun me ndikim,si dhe në kanale të tjera mediatike që mbështesin atë.
/Shqip.com