I “vetëngujuari” i Leposaviqit, Hetemi: 6 muaj brenda Komunës nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë
Publikuar:
(20.11.2023 18:04:26)

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në një intervistë ekskluzive për T7, ka folur për ngujimin e tij në objektin e komunës për më shumë se gjashtë muaj.
Ai ka thënë se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë.
“Nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë sepse vendosmëria është në pyetje këtu. Ia ka vlejt se shumica e serbëve në Leposaviq janë duke ardhur duke kërkuar punë, ndihma. Qe ni javë e kemi qit një aplikacion, janë duke aplikuar serbëvt për subvencionë në bujqësi”, tha ai.
/Shqip.com