“I thashë ‘shumë armiq ke bërë’”/ Rama zbulon bisedën e fundit me Papa Françeskun: Nuk do e harroj kurrë përgjigjen e tij
Publikuar:
(21.04.2025 14:20:13)

Në mes të takimit elektoral në Kavajë, kryeministri Rama mori vesh lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Teksa hoqi kapelën dhe e nderoi me një minutë heshtje, Rama zbuloi edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me Atin e Shenjtë.
“Në takimin e dytë në Vatikan në audiencë me të, e pyes i them At i shenjtë, më duket se shumë armiq ke bërë duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë.
Se harroj kurrë më tha kryeministër, nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit kur do i them dhe kujt do ia them, krimbave? Kur të shkoj në varr?”-u shpreh Rama.
/Shqip.com