I pari i Prishtinës publikon pamje nga Parku i Gërmisë
Publikuar:
(25.11.2023 20:51:50)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi nga Parku i Gërmisë.

Në këto fotografi çdo gjë shihet se është zbardhur nga reshjet e borës që kanë filluar që nga mbrëmë pas mesnate.

“Magjia dimërore e Parkut Gërmia. Një oazë e qetësisë, ku pemët të mbërthejnë me bukurinë e tyre dhe ofrojnë pamje magjepsëse. Çdo hap që bëni do të përjetoni momente mahnitëse”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.




/Shqip.com