I ofruan 5 mijë euro për t’i çuar Donaldit mesazhin e Borës, pse nuk pranoi parashutisti?

Të shumta janë rastet kur mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri kalojnë parashutat.
Vetëm gjatë ditës së djeshme tri të tilla kanë kaluar për banorët e Big Brother, të cilët janë emocionuar nga mesazhet që kanë marrë.
Një nga to ishte për Einxhel dhe DJ Dagz dhe dy të tjera për Donaldin që patën reagime të shumta.
E gjithë kjo për arsyeje se data 9 janar është ditëlindja e mooderatorës, Bora Zemani pra ish-dashurës se Donald Veshaj.

Por, së fundmi, Piloti Arbër Xhaja, i njohur ndryshe si politi i “Big Brother VIP” ka qenë i ftuar te emisioni ‘Breaking’ në Top Neës ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit.
Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi prezantueses së njohur.
Sipas pilotit, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.
“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.”,- u shpreh Arbri.

Arbri gjithashtu u distancua nga dërgimi i parashutës ditën e djeshme, ku ishte data 9 Janar dhe një mesazh i koduar për Donaldin në lidhje me Borën.
Ai ka treguar se ajo parashutë nuk ka qenë e tij pasi ai dërgon vetëm parashuta që përçojnë mesazh të mirë./SHQIP.com