I ofroi ryshfet zyrtarëve policorë në Leposaviq, arrestohet një serb
Publikuar:
(28.05.2024 11:24:14)

Një person nga komuniteti serb është arrestuar pasi i njëjti ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë me qëllim të mos shqiptimit të një gjobe.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:45, në Leposaviq.
Tutje, bëhet e ditur se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë me qëllim mos shqiptimit të një gjobe. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
/Shqip.com