I nxehti afrikan në bregdetin shqiptar, temperaturat sot shënojnë 39 gradë C
Publikuar:
(19.07.2022 09:32:02)

Shqipëria sot do të përfshihet nga një valë e të nxehtit afrikan.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Ndërsa në Kosovë, temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C./SHQIP.com