“I del punë me mua”, Dj Dagz dyshon se Sarah po e përdor Pajtimin

Me të hyrë në Big Brother Vip, Dj-PM ka shprehur pëlqim për Sarën.
Dyshja është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit shumë të lumtur dhe gati shumicën e kohës të qeshur.
Mirëpo, edhe pse Pajtimi ka shprehur pëlqim ndaj Sarës, ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Ajo nuk po e pohon e as mohon nëse e pëlqen Pajtimin edhe pse mund të jetë herët për një gjë të tillë.

Derisa, Pajtimi dhe Sarah po kalojnë mirë pranë njëri tjetrit, shoku i Pajtimit, Dj Dagz po vëzhgon afrimitetin mes tyre.
Ai ka thënë se do të ndihej keq dhe se Sarës do t’i dal punë nëse e lëndon shokun e tij.
“ Po me duket edhe kjo po e përdorë PM për lojë, ku ku nanë i del punë me mu, me ma shfrytëzo vëllain për lojë”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, sot nga shtëpia ka dalur Igli, i cili për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur që ta vazhdojë lojën./SHQIP.com