Lajme

I bie lisi, vdes një person në Istog

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në Istog pas rrëzimit të një lisi, derisa ata ishin duke prerë dru.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

/Shqip.com