I arrestuari në Ministrinë e Kulturës është këngëtari kosovar
Publikuar:
(11.01.2022 22:58:01)

Një punonjës është arrestuar sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Policia e Kosovës ka arrestuar atë nën dyshimet se ka pranuar ryshfet mijëra euro, nga dy bizenese që kanë fituar nga kjo ministri.
Telegrafi ka mësuar nga burime brenda MKRS-së se personi i arrestuar është këngëtari Leotrim Gashi, i cili ka punuar në departamentin e rinisë.

Gashi ka një karrierë muzikore në zhanrin popullor dhe folklorik.
Kohëve të fundit ai ka qenë mjaft aktiv me prurjet, për shkak edhe të Vitit të Ri./SHQIP.com