Ekonomi

Hysni Syla nga Kosova lë SHBA për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arra

Hysni Syla nga Kosova lë SHBA për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arra
Hysni Syla nga Kosova lë SHBA për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arra

Një sipërfaqe e madhe toke të cilën e kishin mbuluar ferrat në zonën e quajtur Fang mes kufirit ndarës të Lezhës dhe Vaut Dejës u punua për herë të parë në vitin 2014-të.

Hysni Syla, një shqiptar i Kosovës pas 30-viteve punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi të investojnë miliona USD në Shqipëri, raporton Report TV.

64-vjeçari ka mbjellë 100 hektarë tokë me arra që së shpejti do të japin prodhimin.

Hysni Syla nga Kosova lë SHBA për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arra

Në SHBA jam prej 30 vjetësh. Kam qenë i përndjekur politikisht në Kosovë dhe fati e deshi që të shkoj në Amerikë dhe të marrë shtetësinë amerikane. Një shoku im e kishte marrë këtë tokë për 99 vjet. E vendosëm, më pëlqeu dhe vendosëm që të bëjmë diçka të mirë dhe për zonën dhe për ne nëse del fitim. Për momentin 100 hektarë”, tha shqiptaro-amerikani, Hysni Syla.

/Shqip.com