Hykolli jep detaje nga takimi me Kurtin

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli ka thënë se në takim që kishte më Kurtin ka diskutuar për zhvillimet e fundit sindikale.
Ai për SHQIP.com tha se është diskutuar për projektligjin për paga.
“Në takimin e sotëm me Partnerin Social – Kryeministrin, u diskutua për zhvillimet e fundit sindikale e sidomos theksi u vu në deklarimin e anëtarësisë në sistemin e-Kosova.
Po ashtu u diskutua edhe për shqyrtimin e komenteve tona dhënë projektligjit për pagat, e që pritet së shpejti të shqyrtohen e të analizohen. Besojmë fort se ky proces do të kryet së shpejti”.
Kujtojmë se para disa muajve, BSPK-ja kishte shpallur grevë të përgjithshme për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Përkundër faktit se Qeveria nuk përmbushi kërkesat, BSPK pezulloi grevën deri në janar të viti 2023.
/Shqip.com