Teknologji

HTC ngacëmon me foto një pajisje misterioze

HTC ka lëshuar disa imazhe në internet të një pajisjeje e që gjasat janë të jetë telefoni i ardhshëm.

Bashkë me disa foto se si mund të duket dizajni, HTC ka ndarë edhe të dhëna tjera.

Modeli i ri i telefonit ka gjasa të quhet HTC U23 Pro 5G.

Disa nga pikat kryesore të specifikave përfshijnë një ekran AMOLED, Snapdragon 7 Gen 1, 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ​​ruajtëse.

Telefoni thuhet gjithashtu se ka një kamerë kryesore prej 108 MP me OIS dhe gjithsej katër kamera në anën e pasme.

Fuqizohet nga një bateri prej 4600 mAh me karikim me valë dhe duket se funksionon me sistemin operativ Android 13.

Gjithashtu në listën e specifikave është një fole audio 3.5 mm e pozicionuar në kornizën e sipërme të telefonit.

Mbulesa e pasme dhe korniza e mesme e pajisjes janë bërë prej plastikës.

Poashtu, mund të shohim butonin e ndezjes së telefonit, i cili funksionon edhe si skaner i gjurmëve të gishtërinjve.

/Shqip.com