Hovenier takon ambasadorin e ri shqiptar, Petrit Malaj
Publikuar:
(08.12.2023 18:59:58)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Jeff Hovenier, është takuar me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Në llogarinë e tij në platformën X, Hovenier tha se mezi pret që të punojë me të për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
“Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj. Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Warm welcome to Kosovo to Albania's Ambassador @petritmalaj. Looking forward to working together as we support Kosovo’s integration into European and Euro-Atlantic structures. 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰. pic.twitter.com/x6bNiEu5Y7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 8, 2023
/Shqip.com