Hovenier për përzgjedhjen e Kryeprokurorit: Të shqetësuar, mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar ndaj votimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.
Hovenier tha se fakti që anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues, bie ndesh me atë standard.
“Jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK, si institucion publik”, thuhet në komunikatë.
“Fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard”, thekson ambasadori.
Mes tjerash, thuhet se në proces te rekrutimit kanë qenë pjesëmarrës anëtarë të Ambasadës së SHBA-së dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë anëtarë të Ambasadës së SHBA-së, u ftuan të marrin pjesë në procedurat e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur Kryeprokurorin e ardhshëm të Shtetit. Prania jonë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo procedimit.
Hovenier thekson se SHBA-të nuk kishin një kandidat të preferuar dhe as nuk gjykonin kualifikimet e kandidatëve individualë.
Të mërkurën tri organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar presidentes të mos e dekretoj Isufajn për kryeprokuror të vendit.
Në një raport të publikuar më 24 mars 2022 nga Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit)”, ky koalicion ka rekomanduar të anulohet procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të shpallet konkurs i ri.
Po ashtu edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte kërkuar kthim në pikën zero të këtij procesi./Shqip.com