Lajme

Hovenier për Ligjin për Zgjedhje: Shembull i rezultateve të mira të bashkëpunimit

Jeffry Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë
Jeffry Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur votimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Kuvendin e Kosovës.

Hovenier, tha se ky është një shembull i rezultateve të mira që arrihen kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Unë e mirëpres miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës – një shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Ambasadori gjithashtu ka theksuar se këto reforma harmonizojnë Kosovën më tej me standardet e Bashkimit Evropian dhe forcojnë normat demokratike.

/Shqip.com