Lajme

Hoti: Shqipëria është zëri ynë derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizma ndërkombëtar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizma ndërkombëtar, Shqipëria do mbetet zëri i saj.

Ky postim i Hotit në Facebook, ishte pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

“Kështu duhet parë fjalimin e Kryeministrit Rama në OKB: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, shkroi Hoti.

Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës – SHQIP.com

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një video nga fjalimi i tij në OKB.

Mbi videon e shpërndarë Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty” ka thënë Rama.

Po ashtu Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të ndalet kurrë së nderuari të vërtetën e lirisë së Kosovës dhe askush, në emër të askujt, nuk mund të hedhë asnjë grimë balte mbi ata që dhanë jetën për liri e pavarësi.

Rama gjatë fjalimit të tij ditën e djeshme i ka bërë thirrje Serbisë të njoh pavarësinë e Kosovës./Shqip.com