Lajme

Rama: Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një video nga fjalimi i tij në OKB.

Mbi videon e shpërndarë Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty” ka thënë Rama.

Po ashtu Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të ndalet kurrë së ndëruari të vërtetën e lirisë së Kosovës dhe askush, në emër të askujt, nuk mund të hedhë asnjë grimë balte mbi ata që dhanë jetën për liri e pavarësi.

Rama gjatë fjalimit të tij ditën e djeshme i ka bërë thirrje Serbisë të njoh pavaresinë e Kosovës./Shqip.com