Lajme

Hoti: Qortimet për targat janë përralla

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, që më herët ka deklaruar se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si të veprohet me çështjen e targave.

Ai e ka ngritur pyetjen se si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit.

Ndërsa vendimin e qeverisë për targat, konkretisht shqiptimin e qortimeve për ata që nuk i konvertojnë tabelat në RKS, deputeti Hoti i ka quajtur përralla.

“Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, ka shkruar Hoti.

Lexo edhe:
Kosova i dërgon në Bruksel 20 modalitete për çështjen e targave

Kujtojmë se Besnik Bislimi ka njoftuar se Kosova i ka dërguar sot një shkresë emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilën janë theksuar 20 modalitete për atë se çfarë mund të bëhet pa kontestuar ligjshmërinë e vendimit për targat

/Shqip.com