Lajme

Hoti: Projektligji e ul tatimin në paga në vetëm 6.8 euro në muaj, edhe për ata që marrin pagë 300 edhe për ata që marrin 1,000 euro

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se politikat fiskale që janë diskutuar në komisionin për buxhet, vetëm sa e reflektojnë varfërinë në vizionin e Qeverisë Kurti.

“Politikat fiskale, që sot u diskutuan në Komisionin për Buxhet të Kuvendit, reflektojnë varfërinë e vizionit të kësaj qeverie të majtë në adresimin e krizës sociale dhe ekonomike nëpër të cilën po kalojmë’’ ka shkruar Hoti.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, deputeti i LDK-së është shprehur se miratimi i projektligjit do të ulë tatimin në paga për 6.8 euro edhe për ata që marrin rrogë 300 euro edhe për ata që marrin rrogë 1.000 euro.

‘’Projektligji që sot u miratuan në Komisionin për Buxhet të Kuvendit e ul tatimin në paga në vetëm 6.8 euro në muaj, si për ata që e kanë pagën 300 euro, ashtu edhe për ata që e kanë pagën 1,000 euro’’ ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se me politika të tilla fiskale nuk arrihet asgjë dhe nuk ruhet standardi i jetës të atyre me të ardhura të ulëta./Shqip.com