Hoti: Mbetemi të angazhuar për integrim evropian, pavarësisht politikave të brendshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova është e angazhuar që të mbetet në funksion të integrimit evropian.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se ky angazhim po bëhet përkundër politikës së brendshme e cila mund të kurthohet herë pas here.
“Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme”, shkroi Hoti.
Me anë të këtij postimi, Hoti ka uruar edhe Kroacinë e cila ka hyrë në zonën Schengen dhe zyrtarsiht ka futur monedhen e euros në qarkullim.
“Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin”.
Tutje, Hoti tha se me durim dhe vendosshmeri mund të arrihet gjithçka.
/Shqip.com