Hoti: Kryeministri shkel mbi çdo gjë për ta ruajtur pushtetin
Publikuar:
(02.05.2023 14:03:04)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po shkel mbi çdo gjë vetëm për ta ruajtur pushtetin.
Hoti tha se dyshon se do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje më e mirë se sa ajo që u arrit në vitin 2015.
“Sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do i kisha kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktual”, ka shkruar ish-kryeministri, Avdullah Hoti.
/Shqip.com