Hoti: Këta majtistë po duan sistem ekonomik me elemente komunizmi

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me realizimin e Fondit Sovran, ekonomia e Kosovës po shkon drejt modelit të komanduar, që sipas tij, tashmë ka dështuar.
Ai ka thënë se me vendimet e fundit, Qeveria e Kosovës po dëshmon që është komuniste.
Postimi i plotë:
Projektligji për themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.
Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.
Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:
– ulja e pagave,
– ligji për çmimet maksimale,
– vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,
– tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,
– marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.
Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.
/Shqip.com