Hoti: Ishim afër fundit të dialogut me Serbinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur rreth përfundimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Hoti tha se në kohën kur ai ishte në krye të ekzekutivit dhe udhëhiqte dialogun, tha se ka qenë i sigurtë që ishte afër përfundimit të këtij procesi, shkruan Shqip.com.
“Nuk e di a kemi qenë afër arritjes së një marrëveshje përfundimtare por unë jam i sigurt që kemi qenë afër fundit të procesit, me fund të procesit po nënkuptoj që ne në korrik të vitit 2020-të në Samitin e Parisit jemi dakorduar për qëllimin e procesit të dialogut që ishte njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”, tha Hoti në ATV.
Më tutje, ai tha se për t’u arritur marrëveshja finale mes dy shteteve, Kosova kishte insistuar që tema më me prioritet të jetnë njohja reciproke dhe zbardhjen e fatit të personave të cilët janë zhdukur që nga lufta e fundit.

“Në marrëveshjen finale për njohje reciproke ne kemi insistuar që të jenë disa prej pikave kryesore përfshirë çështjen e të pagjeturve, pikë e parë ishte njohja reciproke, pikë e dytë ishte të pagjeturit”.
Më pas shtoi se me konsumimin e temave, do vinte përfundimi i procesit dhe Serbisë do i thuhej “mjaftë”.
“Deri në muajt e parë të këtij viti ne e konsumonim procesin, me këtë nënkuptoj që ne e trajtojmë me delegacionin serb në prani të Brukselit dhe me mbështetje të Shtëpisë së Bardhë ne i konsumonim të gjitha temat edhe vinim në fund të procesit. Nuk e di a do të mbyllej procesi por unë jam i sigurtë që do të vinim në fund të procesit ku do i thuhej Serbisë mjaftë është mjaftë,”– tha Hoti./Shqip.com