Hipertensioni dhe ndikimi i tij te harresa

Demenca, është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin.
Prekja e funksioneve konjitive shoqërohet shpesh, dhe zakonisht paraprihet, nga përkeqësimi i kontrollit emocional, sjelljes shoqërore dhe motivimit.
Hipertensioni dhe ndikimi i tij tek shëndeti mendor
Kur hipertensioni mbetet i patrajtuar, ai mund të jetë shumë i dëmshëm jo vetëm për zemrën por edhe për trurin.
Njerëzit mund ta luftojnë këtë rrezik, duke u kujdesur për tensionin e gjakut dhe duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekut.

Ushqimet kundër hipertensionit dhe demences
Ekspertët thonë se njerëzit që hanë rregullisht ushqime të pasura me antioksidantë janë 40% më pak të prirur të vuanin nga kjo sëmundje, shkruan agroweb.
Ekspertët sqarojnë se në botë gjenden shumë lloje antioksidantësh, por të duhurit kundër problemeve me trurin dhe enët e gjakut, vijnë nga çaji, molla, dardha, boronica dhe luleshtrydhet.
Një sasi e larmishme dhe e duhur me antioksidantë është 7 filxhanë çaji boronica ose 8 mollë ose dardhë dhe 19 filxhanë çaji në muaj.
Sasi e pakët antioksidantësh është të konsumosh më pak se dy mollë në muaj.
Studiuesit thanë se flavonoidët mbajnë larg inflamacionin nga truri dhe mbrojnë qelizat e tij në funksionet e tyre optimale duke penguar kështu sëmundje të rrezikshme.
/Shqip.com