Hill në Preshevë, pritet nga kryetari Arifi
Publikuar:
(28.03.2023 16:35:39)

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Beograd Christopher Hill.
Ambasadori amerikan të hënën ka nisur vizitë në Luginën e Preshevës ku është takuar me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin dhe deputetin shqiptar në Parlamentin Serbisë, Shaip Kamberi.
Përfaqësuesit politik në Luginë kanë shprehur shqetësimet e tyre para ambasadorin për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kjo situatë pritet të jetë temë diskutimi edhe në takimin me Arifin.
/Shqip.com