Lajme

Heqja e imunitetit të Berishës, Meta: Duan të eliminojnë opozitën, është një akt antikushtetues

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se heqja e imunitetit ndaj Berishës është akt antikushtetues, ndërsa shtoi se mazhoranca po përpiqet të eliminojë opozitën.

Meta gjithashtu tha se mazhoranca ka për qëllim eliminimin e opozitës, ndërsa komentoi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit duke thënë se po ashtu ishte një akt antikushtetues.

“Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet. Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe e dini që vetëm pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit.

Është një akt antikushtetues që synon asgjësimin e parlamentarizmit.

Këto ndryshime e kthejnë rregulloren në mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët të opozitës dhe për të eliminuar përfaqësimin në parlament. Edhe ndryshimet që u bënë në ligjin e organizimit e Komisioneve Hetimore synojnë për të minuar llogaridhënie dhe transparencës”, tha Meta.

/Shqip.com