Haziri: Viti 2022 ishte vit i humbur për të pasur në qendër njohjen reciproke

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur pas marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.
Haziri ka thënë se marrëveshja e Ohrit do t’i përngjajë marrëveshjes se Prespës për Maqedoninë Veriore
“Marrëveshja e Ohrit do t’i përngjajë marrëveshjes se Prespës për Maqedoninë Veriore, e cila në substancë ka debllokuar një proces, por në implementim pritet të dalin vështirësi serioze. Tashmë është një akt i kryer. Kjo do të mbahet në mend si marrëveshja e parë e kryeministrit Kurti me katër probleme serioze brenda saj”, ka thënë ai.
Më tutje ai ka thënë se u deshën më shumë se dhjetë vjet të kuptohet se marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja më e mirë e mundshme apo e keqja më e vogël për Kosovën.
“Z. Kurti, përpos shpjegimeve të domosdoshme se pse i humbi këto vite të mëdha në këtë proces, duhet të dëshmojë që në implementim nuk lejon humbje dhe deformim në ndërtimin e ‘pushtetit të tretë’, eventualisht në kuadër të Asociacionit që ai e emëroi si Zajednicë”.
Haziri thotë se Viti 2022 ishte vit i humbur për të pasur në qendër një njohje te nxjerrë nga Republika e Serbisë për Republikën tonë
“Viti 2022 ishte vit i humbur për të pasur në qendër një njohje te nxjerrë nga Republika e Serbisë për Republikën tonë, ndërsa vitit 2023 do të jetë me marrëveshje të përkohshme, me status të paragjykuar për Republikën e Kosovës, me injorim të të kaluar së afërt dhe me krijim të Zajednicës plus”, thotë Haziri.
/Shqip.com