Haziri jep detaje për diskutimet në Ambasadën Amerikane
Publikuar:
(31.01.2023 17:11:11)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas përfundimit të takimit të thirrur nga Ambasada e SHBA-ve, për formimin e Asociacionit.
Ai ka thënë se kjo çështje, është përgjegjësi e ekzekutivit.
“Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë”, ka deklaruar Haziri.
Sipas tij, LDK mbështet arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, si qëndrime të pandryshueshme të kësaj partie.
/Shqip.com