Lajme

Haziri: 53 për qind e qytetarëve në Gjilan janë vaksinuar kundër COVID-19

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se 53 për qind të qytetarëve të kësaj komune janë vaksinuar me dy doza kundër COVID-19, kurse 61 për qind me dozën e parë, përcjell Shqip.com.

Në takimin e Komitetit të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Haziri bëri të ditur se numri i të infektuarve është ulur në tetë persona.

“Të gjitha vlerësimet dhe raportet ditore tregojnë qartë që gjendja pandemike në Gjilan është në nivelin më të ulët të numrit të të infektuarve, ku vetën tetë persona janë në vet-izolim dhe asnjë rast nuk e kemi në hospitalizim. Në dy javët e fundit nuk e kemi pasur asnjë kërkesë nga qytetarët për trajtim në shtëpi”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytete janë dhënë një million e 601 mijë e 129 doza të vaksinës, kurse 753 mijë e 440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com