Lajme

Haxhiu: Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krenohet me punën në luftimin e korrupsionit.

Sipas Haxhiut, rezultatet pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po vazhdojnë të pasqyrohen.

“Rezultatet pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po vazhdojnë të pasqyrohen edhe më tej në raporte vendore, rajonale e ndërkombëtare. Së fundmi, sipas Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI është raportuar se Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive”, ka shkruar Haxhiu.

Grafika

Ndërkohë që për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre, ka shtuar më tutje Haxhiu.

/Shqip.com