Lajme

Haxhiu: Projektligji për Gjykatën Komerciale ka ndikim të madh në zhvillim ekonomik

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur miratimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale, dukë thënë se “ka ndikim të madh në zhvillimin ekonomik”.

Kjo pasi siç ka thënë ajo, përmes këtij projektligji nxiten investimet nga diaspora, por edhe ato të huaja.

“Për shkak të efikasitetit dhe ofrimit të sigurisë juridike për bizneset vendase dhe investimet nga jashtë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Mes tjerash, ka falënderuar Komisionin për Legjislacion për  angazhimin dhe po ashtu Kuvendin për mbështetjen e të njëjtit.

Me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e së premtes, kanë votuar në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Gjatë votimit, në sallë kanë qenë gjithsej 80 deputetë.

Në votim nuk mori pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç deputetit të saj, Agim Veliu, i cili votoi për./SHQIP.com