Haxhiu: Pranvera është ‘viktima’ e radhës e klaneve në shëndetësi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas dorëheqjes së U.D të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se Zejnullahu është viktima e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.
“Çka po ndodh me shëndetësinë? Dr.Pranvera “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi. Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë “viktima” e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë. Dr. Pranvera dha dorëheqje, por Bordi i SHSKUK-së qe keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë”, shkroi Haxhiu.
Haxhiu tha se shëndetësia çdo ditë po shkon drejtë degradimit.
“Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit. Nuk ka përmirësim të shërbimeve shëndetësore, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë. Lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politik nuk po gjënë qetësi. Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm”.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është shqyrtuar dorëheqja e u.d të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se në pozitën e Zejnullahut është emëruar Narqize Arenliu-Hoxhaj
/Shqip.com