Haxhiu: Për admirim niveli i lartë i përgatitjes së zyrtarëve policorë të Kosovës
Publikuar:
(11.12.2022 00:02:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një reagimi në rrjetin Facebook, ka shkruar se është për admirim niveli i lartë i përgatitjes së anëtarëve të Policisë së Kosovës.
Sipas saj, PK-ja, është në luftë konstante në mbrojtje të sovranitetit ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi.
“Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje, ajo ka ofruar mbështetje të parezervë për veprimet e policëve që janë në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës.
/Shqip.com