Haxhiu: Ofendimet ndaj grave janë thirrje e hapur për dhunë
Publikuar:
(14.04.2022 10:57:08)

Analisti Halim Matoshi gjatë një debati në një nga mediat në Kosovë ka thënë se Arbërie Nagavci është budallicë.
Lidhur më këtë deklaratë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ofendimet ndaj grave janë thirrje për dhunë.
‘’Ofendimet ndaj grave sikur ai i mbrëmshmi ndaj Ministres Nagavci, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave’’ ka thënë Haxhiu.
Haxhiu pi ashtu ka thënë se dënon ashpër këtë gjuhë.
‘’E dënoj ashpër këtë gjuhë. Është e papranueshme dhe e dënueshme!’’ ka shkruar më tutje Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë ka bërë thirrje që njerëzve të tillë nuk duhet tu mundësohet pjesëmarrja në debate televizive./Shqip.com