Lajme

Haxhiu: Ndalimi i testimit të virgjërisë ka të bëjë me mbrojtjen e grave dhe jo me fenë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu tha se testi i virgjërisë nuk ka të bëjë me fenë por me mbrojtjen e grave.

Në një emision në Euro News Albania, deklarata e Haxhiut erdhi pasi aktivisti Altin Hazizaj e lidhi testimin e virgjërisë me ndikimin e fesë në Kosovë.

“Më duhet ta kundërshtoj fuqishëm se nuk besoj se ka të bëjë me fenë, është gabim ta thuash. Si Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të njëjta në këtë drejtim, dhe raste të tilla të testit të virgjërisë bëhen edhe në Shqipëri, ndaj edhe Shqipëria duhet ta hapë si diskutim këtë për të mbrojtur gratë”, tha Haxhiu.

Në emisionin Goodmorning Albanians, Haxhiu tregoi se si lindi nevoja për ta kthyer në vepër penale testimin e virgjërisë.

Haxhiu tha se vendimi erdhi pas raportimeve të kahershme nga mjekësia ligjore, se shumë njerëz bëjnë edhe testime të virgjërisë.

Testi i virgjërisë pritet të konsiderohet vepër penale në Kosovë – SHQIP.com

Testimi i Virgjërisë tanimë në Kosovë pritet të konsiderohet si vepër penale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës e ka propozuar këtë si ndryshim në kodin penal për arsyeje se cilësohet si shkelje e të drejtave themelore.

Këshilltari i Haxhiut, Flamur Pireva shkroi në Facebook se kjo konsiderohet si një test mjekësor i panevojshëm.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, shkroi Prieva.

Krahas kësaj, Haxhiu ka propozuar ndryshimin e kodit penal për masat ndëshkuese të fajtorëve për veprat penale “Dhunim”, “Sulm Seksual” dhe “Dhunë në Familje”.

/Shqip.com