Lajme

Haxhiu-Kurtit: Nuk të gjuajtëm me vezë sikur ti që e ke gjuajtur Isa Mustafën

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për Trustin u diskutua edhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike në komunat në veri.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se opozita nuk e ka gjuajtur me vezë Isa Mustafën për marrëveshjen e bërë në Bruksel në vitin 2015.

Sipas Haxhiut, ai i cili e ka bërë këtë veprim ka qenë Albin Kurti kurse, të gjitha marrëveshjet për energjinë janë të njejta.

“Nuk të gjuajtëm me vezë sikur ti që e ke gjuajtur Isa Mustafën, por ta argumentuam se marrëveshja është e njëjta”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka kërkuar që Kurti të ketë vëmendjen ndaj krizës sociale në vend.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Kurse, gjatë kësaj seancë Albin Kurti ka thënë se qëndrimet të cilat i ka pasur në vitet kur kanë ndodhur marrëveshjet për energjinë në veri janë ende të njëjta.

Sipas Kurtit ato marrëveshje nuk janë të mira dhe janë të trashëguara andaj, atij i duhet të punoj prej përgjegjësisë dhe jo nga vullnetit.

Për marrëveshjen e re për energjinë, Kurti thotë se do të ndalët gjakderdhja financiare në Kosovë./Shqip.com