Lajme

Haxhiu: Kurti dhe Bislimi pranuan lojën e Serbisë për arkivat inekziste të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi “kanë pranuar lojën e Serbisë për arkivat inekziste të UÇK-së”.

Këto komente, Haxhiu i bëri gjatë një interviste për dokumentarin “Expose”.

“Nuk ka një arkivë të posaçme përveç raportimeve në media, por para se të kërkohen këto nga ne duhet të jap detaje Serbia për vendodhjen e të gjithë atyre që i ka vra dhe zhdukë pas vrasjes”, ka thënë ai.

Lexo edhe:
Këshilltari i Kurtit: U mora vesh me Bahtirin të ketë kujdes në komunikim

Haxhiu deklaroi se Serbia ka bërë një përpjekje të vazhdueshme për të barazuar viktimën me kriminelin.

“Eshtë një përpjekje e vazhdueshme e Serbisë që të barazojë viktimën me kriminelin dhe këtu viktima dihet që është populli shqiptar dhe kriminelet janë policia dhe ushtria serbe ata që kanë bërë masakra këtu”.

“Unë befasohem se si Albin Kurti e pranon një lojë të tillë, unë mendoj se këtë e bën qëllimisht dhe kur të realizohet e të krahasohen deklarimet e tij të më hershme kundër UÇK-së del që një lojë e tillë nuk është e rastësishme”, ka thënë ai.

Por, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se “Bislimi është keqkuptuar në Kosovë”.

Opozita në Kosovë ka kritikuar Bislimin për deklaratat e dhëna duke thënë se “s’ka arkiva”. /Shqip.com