Haxhiu: Kosova do të bëhet vend i jetushëm, me drejtësi dhe barazi

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të partive opozitare.
Haxhiu është shprehur se përpjekjet e opozitës për të njollosur dy iniciativat e qeverisë nuk mund të justifikohen.
‘’Përpjekjet e opozitës për të njollosur dy iniciativa të rëndësishme, atë për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet, janë të dështuara’’ ka shkruar Haxhiu në rrjetin social në Facebook.
Ajo po ashtu është shprehur se Qeveria e ka pasur të qartë se rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë.
‘’E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura’’ ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se Kosova do të bëhet i vend i jetushëm, me drejtësi dhe barazi./Shqip.com