Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Listës Guxo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli nga dita e sotme do të ushtrojë edhe një post tjetër.
Pas postit të deputetit ai është zgjedhur nënkryetar i Listës Guxo.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes llogarisë së tij në Facebook.
“Sot anëtarët të Kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të Partisë. Ju faleminderit për dhënien e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intensive për të mirën e vendit”, ka shkruar Avdyli.
Ditë më parë kjo parti mbajti edhe kuvendin e saj zgjedhor ku në krye të Listës Guxo u zgjodhën Faton Peci dhe Donika Gërvalla.
Po ashtu disa ditë më parë nga kjo parti u largua deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xheli e cila kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës./Shqip.com