Haradinaj vjen me një porosi për veteranët para protestës së nesërme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka kërkuar veteranëtëve që gjatë ditës së nesërme të protestojnë qetë e me dinjitet.
“Protestoni qetë e me dinjitet. Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se protesta e nesërme është plotësisht e drejtë
“Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë”
Ai ka thënë se qeveria duhet ta tërheq ligjin e ta korigjojë atë.
“I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet” ka thënë Haradinaj.
Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet ka shtuar Haradinaj./Shqip.com