Haradinaj: Sulmet ndaj gazetarëve duhet të ndalen menjëherë
Publikuar:
(26.12.2022 22:19:07)

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme në veri ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.
Ai ka shkruar se sulmet si i sotshmi ndaj ekipit televiziv, janë të patolerueshme.
Gjithashtu, ai ka shkruar se sulme të këtilla duhet të ndalen menjëherë.
“Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në mënyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar ai.
/Shqip.com