Lajme

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe Fatlindës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Pronari i fabrikës së ujit, “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Për këtë rast tragjik ka shprehur ngushëllime kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

”I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlindës. Ngushëllime familjes Tofaj dhe Maloku, miqve dhe gjithë atyre që i kanë njohur nga afër çiftin bashkëshortor. U prehshi në paqe, Mic e Fatlinda”, ka shkruar Haradianj në Facebook, të hënën.

/Shqip.com