Haradinaj, qeverisë: Përfillni qysh sot kërkesat e Blinkenit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që këshillat e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, të dhëna pas bisedës me kryeministrin Albin Kurti, të përfillën qysh sot.
Haradinaj tha se kërkon nga Kurti që të përfillen këshillat e të gjithë aleatëve për rikthimin e normalitetit në veri, duke i plotësuar tri kërkesat që BE-ja i ka për Kosovën.
“Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit”.
“Që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje”
“Të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare”, tha Haradinaj.
Tutje, Haradinaj i kërkoi Kurtit që t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
“Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret”, tha ai.
/Shqip.com