Haradinaj: Pesë prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Kryetari i Aleacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se pesë prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Haradinaj ka kujtuar me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit, Naser Brahimaj, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja të Luftës Çlirimtare.
“Sot kujtojmë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi”, ka shkruar ai.
Kreu i AAK-së, gjithashtu ka përkujtuar edhe Fetnete Ramosaj, bashkëluftëtaren e tij.
“Sot gjithashtu, u mbushën 3 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj”, ka shkruar ai.
Haradinaj ndër të tjera ka thënë se “përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës”./Shqip.com