Haradinaj: Roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në historinë tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Sipas Haradinaj, përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.
“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim”, ka thënë Haradinaj.
Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim, ka shtuar më tutje Haradinaj.
/Shqip.com