Lajme

Haradinaj për tekstet shkollore: Është detyrë e qeverisë t’i sigurojë ato

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se çdo justifikim për dështimin për sigurimin e teksteve shkollore, është qesharak.

“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se qeverisë Kurti nuk i mjaftoi poshtërimi i mësimdhënësve me paga, tani dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë edhe me prindërit.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga.

/Shqip.com