Lajme

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Heroi që i këndoi lirisë në robëri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë të martën në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”.

Festivali i është kushtuar heroit Mujë Krasniqi, për të cilin Haradinaj tha se ishte atdhetar i pashoq “që me pushkë e këngë frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri”.

“Bashkë me babain e Mujës, Halilin dhe bashkëluftëtarët e tjerë të tij, kalova momente të çmuara teksa evokuam kujtimet për të, si njëri ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës. Ai bashkë me Beqir Gashin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, përmes këngës u jipnin zemër luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare, shpresë e besim për fitore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai tha që heroi që i këndoi lirisë në robëri, “mbetet frymëzim që vlerat tona kombëtare të jetojnë gjithmonë!”.

/Shqip.com